Për shumicën e perimeve ka kaluar koha kur duhej t’i fusnit turshi. Por ka zgjidhje edhe nëse nuk e keni bërë këtë.
Në tregun online ofrohen turshi të ndryshme në kavanoza të qelqit dhe e juaja është vetëm të zgjidhni nëse doni tranguj, speca, lakra apo të përziera.
Platorma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Turshitë më të lira janë ato të përziera. Në InterClick gjeni kavanozin 720 ml me turshi miks, ku ka domate, lakër spec, karotë e të tjera. Kavanozin mund ta porosisni për 1.69 euro. Është prodhim i “iBudget”.
Në këtë market online, për 1.75 euro mund ta porosisni kavanozin me 680 gr tranguj turshi. Janë prodhim i “Progresit”.
Në InterClick, për 2.19 mund të blini kavanozin me lakra turshi. Është prodhim i “Vipro”.
E në Begmart, mund të porosisni kavanozin me spec fafaron turshi. Kushton 2.23 euro.
Turshi gjeni edhe në e-baa, ndërsa në GjirafaMall, mund të porosisni kavanozin 3.2 kg me speca sumborka. Janë prodhim i “Agro Krusha” dhe kavanozi i madh kushton 4.2 euro.
Më së shtrenjti mund të blini një kavanoz të madh me tranguj kornishon në e-baa. Kavanozi ka 2.350 gr tranguj turshi dhe kushton 5.2 euro. Është prodhim i “Vipro”.
Për të parë më shumë, kliko KËTU