Tash, me ardhjen e vjeshtës, pantallonat dhe fanellat e shkurtra, duhet të palosen deri në pranverë.
Është koha e tutave apo “trenerkave” siç mund t’i njohë shumëkush në publik.
Në tregun online ka me dhjetëra lloje të brendeve të ndryshme dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Tutat më të lira në tregun online, i gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Janë tuta për femra dhe janë të brendit vendor S/Sprint. Kanë ngjyrë të zezë të kombinuar me vjollcë dhe kushtojnë 24.99 euro. Vijnë komplet, poshtë e lart.
Në Gentli, mund të porositni tuta të poshtme për 29 euro. Janë të zeza dhe të brendit Steve Madden. Edhe këto janë për femra.
Në PemaMall, për 30 euro mund të porositni tutat e poshtme për meshkuj të brendit Adidas. Janë kaltër e mbyllët me tri vijat anash që simbolizojnë firmën gjermane.
Tuta të poshtme Adidas gjeni edhe në Intersport. Bëhet fjalë për modelin Ent22, janë të zeza dhe prej pambuku. Kushtojnë 40 euro dhe janë për meshkuj.
Për pak më shumë, 50 euro, në InterSport mund të blini tuta komplet, poshtë e lartë të brendit Adidas. Janë për meshkuj dhe vijnë të kombinuara me ngjyrat kuq dhe zi.
Në këto dyqane mund të gjeni edhe lloje të tjera të tutave, po ashtu të brendeve të ndryshme si Puma, Nike e Reebok.
Tutat më të shtrenjta në tregun online i gjeni në Gjirafa50. Janë tuta për meshkuj të brendit Nike, komplet. Janë ngjyrë kaltër e mbyllur me patent të bardhë dhe nga një vizë të hollë anash duarve dhe këmbëve.
Për t’i parë të gjitha modelet, kliko KËTU