Ju që jeni meraklinj të veshjeve sportive, ka ofertë të madhe për ju. Tutat sportive, apo siç njihen në Kosovë me term të huaj “trenerka”, janë më në modë se kurrë. Sidomos tash që po vjen pranvera.
Në tregun online gjeni zgjidhje pa fund.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Tutat më të lira i gjeni në dyqanin SunaSport. Më të lirat janë një palë të poshtme të brendit Adidas. Janë komplet të kaltra me vizat e bardha anash. Kushtojnë 30.40 euro.
Për 44 euro, mund t’i porosisni tutat, pjesën e poshtme, të brendit Nike. Ofrohen disa ngjyra, si zi dhe hiri.
E për 52 euro, që është edhe çmimi më i lirë në këtë dyqan për tuta komplet, pjesa e poshtme dhe e lartë, mund t’i porosisni një palë të Nike-s. Janë për femra dhe me dy ngjyra: E kaltra e mbyllët që dominon dhe roza, anash.
Më të shtrenjtat, komplet, në SunaSport, janë një palë për meshkuj, po të brendit Nike. Janë nga pambuku dhe tërësisht të zeza. Kushtojnë 61.60 euro. Pjesa lartë është me patent.
Shumë zgjidhje gjeni edhe në InterSport.
Më të lirat në këtë dyqan janë një palë të poshtme, Nike. Janë komplet të gjelbra dhe për meshkuj. Kushtojnë 64 euro.
Për 69 euro, mund t’i porosisni tutat për fëmijë. Janë komplet të zeza të Nike-s.
Në InterSport, tutat më të shtrenjta janë një palë komplet dhe të brendit Nike. Kushtojnë 127 euro, janë ngjyrë gri me një shirit anash. Pjesa e lartë e tutave është me kapele, pa patent.
Për të parë më shumë, kliko KËTU