Televizor LG – ku e gjeni më së liri

04.05.2022

Shperndaje:

Ekziston një bindje se nëse Iphone është “baba” për telefona të mençur, atëherë LG ka të njëjtin status për televizorë.

Në tregun online mund të gjeni me bollëk zgjidhje për televizorë LG dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Televizorin më të lirë LG mund ta porosisni në Gjirafa50. Me zbritje kushton 357.50 euro. Ka diagonale të ekranit 32 inç, teknologji LED dhe vjen me një vit garanci nga prodhuesi. Është HD dhe ka ngjyrë të zezë.

Për 30 euro më shumë, në këtë dyqan mund të porosisni televizorin LG, por Full HD. Kushton 389.50 euro, është po ashtu 32″ dhe ka ngjyrë të zezë.

Në PemaMall, televizori LG më i liri kushton 499 euro. Është Ultra HD, rezolucion 4k, ekranin e ka 50 inç dhe vjen me ngjyrë të zezë si dhe më dy vjet garanci nga prodhuesi. Është po ashtu Smart dhe punon me sistem operativ webOS.

LG gjeni edhe në Neptun. Televizori më i lirë i këtij brendi në këtë rrjet të dyqaneve është 1.099 euro. Ka ekran me diagonale 65″, Smart, rezolucion 4K, UHD e të tjera.

Në Neptun gjeni edhe televizorin më të shtrenjtë në tregun online. Kushton 19.999 euro, pra një kafe mëngu 20 mije eurove.

Ka ekran 88″, rezolucion 8K, UHD, Cinema HDR, Filmmaker Mode, Wi-Fi e shumë mundësi të tjera.


Kliko KËTU për ofertat në Gjirafa e PemaMall; dhe KËTU për ato të Neptun