Ushqim për mace dhe qen – ku e gjeni më së liri

21.11.2022

Shperndaje:

Sot macja, qeni edhe apo edhe një kafshë tjetër shtëpiake, mbahet më shumë për dashurinë që kemi ndaj tyre sesa “për të ruajtur oborrin”. Andaj edhe ushqimi për ta është special, meqë shumëçka që konsumojnë njerëzit mund të jetë e dëmshme për këto kafshë.

Në tregun online mund të gjeni lloje të ndryshme të ushqimeve, me plot vitamina dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e atyre për mace dhe qen.

Ushqim për mace

Ushqimin më të lirë për mace e gjeni në Gjirafa50. Është paketim 100 gramë, prodhim i firmës italiane Morando dhe është me mish viçi në përbërje – 5 për qind. Përmban edhe karrota të dehidratuara dhe derivate të tjera të mishrave. Kushton me zbritje 0.49 euro.

Po në Gjirafa50, gjeni edhe paketimin e Morandos me zemër viçi. Paketimi 100 gr kushton 0.68 euro.

Nëse kërkoni ushqim me bazë pulën, atëherë paketimi 405 gr kushton 0.87 euro.

Ka edhe ushqim në paketime më të mëdha, në thasë për shembull. Një thes ushqim i firmës Reflex, 2 kg kushton 7.55 euro. E gjeni në Gjirafa50 dhe është për kotele, maca të posalindura.

Ushqim për qen

Ushqimi më i lirë për qen, është ai i brendit Morando. Paketimi 405 gr kushton 0.87 euro. Është me bazë nga mishi i viçit, por ka më shumë drithëra e minerale.

Nëse kërkoni ushqim me zemër viçi, atëherë paketimi 150 gr, kushton 0.99 euro. Të gjitha i gjeni në Gjirafa50.

Gjeni lloje të ndryshme të ushqimeve, përfshirë edhe me salmon. Nëse dëshironi të shpenzoni më shumë, atëherë në Gjirafa50 e gjeni thesin me ushqim 15 kg, me bazë mishin e qengjit dhe orizin. Kushton 37.74 euro dhe është i brendit Reflex.

Për të parë më shumë, kliko KËTU