Sot njerëzit kanë gjithnjë e më pak kohë për vete. Shpesh edhe shkuarja në qendra të fitnesit është e vështirë, qoftë për mungesë të kohës, qoftë për shkak të lodhjes nga puna e gjatë.
Në këto raste, një biçikletë fitnesi në shtëpi është shpëtim.
Në tregun online mund të gjeni me dhjetëra lloje dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Biçikletën më të lirë mund ta blini për 129.5 euro në Gjirafa50. Është brend polak Zipro dhe është e dizajnuar vetëm për kushte shtëpiake. Ka gjithë pajisjet e domosdoshme, si ekranin, sistemin kompjuterik dhe butonat për rritje e ngadalësim të shpejtësisë si dhe për matje të parametrave të trupit.
Biçikletën më të lirë të fitnesit në 75Mall e gjeni për 169.9 euro. Është çmim me zbritje, pasi i rregullti është 199.9 euro. Biçikleta është e brendit Ring, ka ekran digjital ku matet humbja e kalorive, rrahjet e zemrës, kilometrat e kaluar dhe të dhëna të tjera.
Gjithsesi nëse doni të investoni më shumë, atëherë ka edhe për ju ofertë.
Në Gjirafa50, ofrohet biçikletë elektromagnetike për fitnes me çmim 2,207.75 euro. Madje është me çmim të zbritur, pasi i rregullti është 2,367.28 euro. Është brend spanjoll BH Fitness dhe mund ta blini edhe me këste. Ofron një mori mundësish për të stërvitur në kushte shtëpiake.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU