Kur flitet për shtrenjtimin e produkteve në Kosovë, atëherë vaji i lulediellit ndoshta është edhe kampion.
Për një kohë të shpejtë, thuajse “brenda natës”, çmimi i tij u ngrit nga rreth 1.5 euro në 3 euro. Kjo nxiti zemërimin e madh të qytetarëve.
Sot çmimet vazhdojnë të jenë pak a shumë njëjtë, me përjashtime të vogla dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Vajin më të lirë mund ta porositni në dyqanin online Dërgesë. Shishja e vajit e brendit Flowerra, 900 ml, kushton 2.49 euruo, që kthyer në litër, i bie 2.74 euro.
Në Maxi, shishen me sasi të njëjtë, por të brendit Biser, e gjeni për 2.85 euro, e që litra i bie 3.10 euro.
Në Begmart, ofrohet vaji më i lirë nëse e blini në shishe 1 litër. Ai i brendit Zade kushton 2.94 euro.
Edhe në Maxi mund të gjeni dy lloje të vajit të lulediellit në shishe 1L. Ai i brendit Diajmant kushton 3.10 euro, kurse ai i brendit Zvijezda, 3.15 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU