Vaj ulliri – ku e gjeni më së liri

25.07.2022

Shperndaje:

Vaji i ullirit dhe Kosova! Cila është e përbashkëta në këtë?

Një gazetar nga Tirana, është bërë “hit” ditëve të fundit për deklaratën fyese: “Në Kosovë nuk e përdorin vajin e ullirit, kanë mbetur te pleskavicat”.

Në fakt, në Kosovë përdoret çdo ditë e më shumë dhe në tregun online ka me dhjetëra lloje të vajit të ullirit. Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Vajin më të lirë të ullirit për litër e gjeni në 75Mall. Është i brendit Cavanna dhe i llojit “pomace”, që do të thotë është i cilësisë së dytë, jo ekstra i virgjër.

Litri mund të porositet për 3.5 euro, për pak më shumë se që sot kushton një litër vaj luledielli.

Vaj ulliri “pomace”, të lirë, gjeni edhe në Maxi. Ai i brendit Sansa kushton 3.99 euro.

Në Spar, vaj të brendit Sansa Desantis gjeni për 4.29 euro.

Po në Spar gjeni edhe vajiin ekstra të virgjër më së liri. Atë të brendit Sbudget në shishe 1L e gjeni për 4.99 euro.

Në Maxi, vaji më ilirë ekstra i virgjër kushton 5.49 euro. Është i brendit Pietro Coricelli.

Në 75Mall, vaji më i lirë ekstra i virgjër kushton 5.95 euro. Është Cavanna.
Vaj ekstra të virgjër mund të porosisni edhe në dyqanin online Begmart. Ai i brendit La Masseria kushton 8.50 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe vajin më të shtrenjtë ekstra të virgjër. Është i brendit italian Levante dhe një litër kushton 11.38 euro.

Për të parë më shumë lloje, kliko KËTU