Vaj të lirë nuk ka, por ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Vaj të lirë nuk ka, por ku e gjeni më së liri

14.01.2022

Shperndaje:

Vaji është “pionier” në atë që mendohet se shkaktoi pandemia – shtrenjtim të produkteve.

Vaji ka më shumë se një vit që ka nisur të shtrenjtohet e assesi të bie çmimi i tij, vetëm po rritet.

Për më shumë lexoni edhe analizën e SaKushton për rritjen e çmimit të vajit dhe produkteve të tjera gjatë vitit 2021.

Sot për të blerë një shishe 1-litërshe me vaj luledielli, duhet të ndani minimumi 1.70 euro. Kujdes ka edhe më lirë, por shishet janë 905 ml apo 855 ml.

Vajin më të lirë e gjeni në 75Mall. Ofrohet vaji Zvijezda, prodhim kroat për 1.70 euro.

Të njëjtin vaj në Maxi e blini për 1.79 euro. E në Maxi, vaji më i lirë në shishe 1L është ai Dijamant, 1.75 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe vajra të tjerë të lulediellit me çmime mbi 2 euro. Për shembull, ai i brendit Olim kushton 2.05 euro, ai Sol 2.09 euro dhe ai Olin 2.49 euro.

Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU