Vaji i bimës së rozmarinës është shumëfunksional dhe shumë dobiprurës. Ky vaj ju shërben për shumëçka, duke filluar nga pamja e jashtme e deri në organizëm.
Kjo bimë aromatike që bën pjesë në familjen e mentës, rritet me shumicë edhe në vendin tonë dhe produktet prej saj janë të njohura, qoftë për lëkurë, flokë apo edhe për gatime.
Në tregun online ofrohen shumë vajra dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Vajin më të lirë e gjeni një shishe 250 ml. Është vaj ulli ekstra i virgjër, pra për gatim dhe me ekstrakt të rozmarinës. Është prodhim turk, kushton 3.60 euro dhe e gjeni në dyqanin Begmart.
Në GjirafaMall, vajin e rozmarinës më të lirin e gjeni për përdorim në flokë. Shërben për trashjen e fijeve të flokëve dhe për rigjenerim të atyre të dëmtuara. Shishja ka 30 ml dhe kushton 6.5 euro.
Edhe në Foleja, gjeni vajin rozmarinë për përdorim në flokë për 6.5 euro, por është i brendit tjetër – “Bio 365”.
Në Begmart, gjeni edhe vaj organik për lëkurë të trupit. Është e brendit L’Erbolario, shërben për tonifikim të lëkurës dhe shishja me 125 ml kushton 14 euro.
Në këtë dyqan gjeni edhe produktin më të shtrenjtë me bazë rozmarinën. Është për trashjen e fijeve të flokëve, është i brendit italian L’Erbolario. Kushton 29 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU