Valixhe – ku e gjeni më së liri

20.06.2022

Shperndaje:

Në këtë kohë të pushimeve, thuajse nuk ka familje që nuk e përdor. Edhe për një udhëtim sado shkurtër, ju duhet një valixhe.

Në tregun online ka lloje të ndryshme të valixheve, për nga brendet dhe madhësia dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Valixhet i gjeni sipas madhësive standarde, S, M dhe L.

Valixhen më të lirë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është valixhe me madhësi S, prej të voglave dhe kushton 25 euro. Valixhja vjen ngjyrë e kaltër, është prej materiali të butë dhe e brendit Fabrizio. Ka rrotë për tërheqje dhe dorëz telskop, që mund të rritet e zvogëlohet sipas nevojës.

Në Gjirafa50, valixhen më të lirë e gjeni për 48.61 euro. Është e madhësisë S e brendit Hi-Tec. Ka mundësinë e bllokimit përmes dryrit me shifra. Po ashtu ka rrotë dhe dorëz metalike teleskop.

Dhe valixhen më të shtrenjtë e gjeni po në Gjirafa50. Atë të brendit zviceran Wenger Zenyt mund ta porosisni për 269 euro. Është e zezë dhe e madhësisë M. Është e punuar nga materiali PC/ABS, e pajisur me USB Plug me charging cord, mundësi zgjerimi për dyfishim të hapësirës dhe mbyllje me kod.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU