Varëse për qafore – nga 3 deri në mbi 40 euro – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Varëse për qafore – nga 3 deri në mbi 40 euro

26.05.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Nëse keni një zinxhir apo qafore dhe e mbani në qafë, atëherë mund t’ia shtoni edhe një varëse.

Në tregun online ka lloje të ndryshme, qoftë të bakrit, të argjendit apo të praruara në ar.

Dhe vërtetë ka edhe të lira.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Varësen më të lirë e gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Kushton 3.60 dhe është punim prej bakri e praruar në ar. Ka edhe disa gurë t vegjël sintetikë. Madhësia është 29×22 mm.

Nën 10 euro, në Gjirafa50, gjeni edhe 20 varëse të tjera për qafore. Për shembull, për 7.60 euro mund të porosisni varësen e praruar në ar 14 karat. Është me rrathë të shumëfishtë dhe me gurë sintetik.

Më së shtrenjti, kushton një varëse e nga brendi Silvego. Vjen e punuar nga materiali cilësor i argjendit 925/1000 me prarim në rodium, ka dimensione 2 x 2.3 cm dhe formë të bukur aeroplani.

Për të parë më shumë, kliko KËTU