Vazo të luleve për ambient të brendshëm – kërko më të lirat

26.10.2022

Shperndaje:

Nëse ka kaluar vera, nuk do të thotë se nuk duhet të kujdeseni për lulet. Ato mund të mirëmbahen edhe në ambiente të brendshme dhe në tregun online gjeni lloje të ndryshme të vazove, qoftë të plastikës, metalit, qeramikës apo edhe të qelqit.

Gjeni edhe vazo dekoruese në forma të ndryshme, që nuk janë për mbjellje të luleve dhe ato më shumë janë nga qelqi dhe metali.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre, sidomos të qeramikës.

Natyrisht, vazot më të lira janë ato të plastikës, që zakonisht përdoren për oborre dhe kushtojnë edhe nën 1 euro.

Për ambient të brendshëm, vazoja më e lirë mund të porositet në Gjirafa50.

Janë disa lloje që kushtojnë nga 2 euro, por ne ju preferojmë vazon Luisa prej qeramikës. Është prodhim gjerman dhe fundin e ka fi 12 cm. Vjen ngjyrë krem.

Për 2.25 euro në këtë dyqan mund të porositni vazon Donatella, po ashtu prej qeramikës së kaltër. Ka të njëjtat dimensione – fi 12 cm.

Në PemaMall, vazon më të lirë të qeramikës e gjeni për 3.40 euro. Është modeli Piccolo, fi 12 cm dhe ka ngjyrë krem.

Në Aztech, vazon më të lirë e gjeni për 5.99 euro. Është e qeramikës, modeli Bagonia. Është këndrejt me dimesione 19 x 5.6 cm, ngjyrë krem.

Vazon më të shtrenjtë e gjeni në PemaMall. Është me dimensione më të mëdha, fi 53 cm, e kaftë dhe e punuar prej llojit të qeramikës Mercant Glass, modeli Terra.

Për të parë më shumë lloje, kliko KËTU