Vodka apo whiskey – kërko më të lirin – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Vodka apo whiskey – kërko më të lirin

19.05.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Janë dy lloje të alkoolit, ikonike në botë, pastaj ato degëzohen në shumë prodhime e shumë brende.

Është vodka te rakia e bardhë dhe whiskey te rakia me ngjyrë: e para shkon më shumë me meze, kurse e dyta më shumë me ndonjë çokollatë me lajthi e të ngjashme.

Në tregun online ka disa lloje të prodhuesve të ndryshëm dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri e gjeni një vodka. Në Begmart, mund të porosisni shishen e vodkas Bartender, prodhim i Bosnjë-Hercegovinës. Shishja ka 700 ml vëllim dhe kushton 10.75 euro.

Në Spar, për 11.99 euro, mund të porosisni vodkën Exakt Basic. Po ashtu shishja ka 700 ml.

E në Gjirafa50, vodka më e lirë është ajo Artic, 0.7L me shije të pjeprit. Është prodhim italian.

Po ashtu në këtë dyqan gjeni edhe vodkën më të shtrenjtë. Ofrohet seti me gjashtë copë (6 litra), që kushton 450 euro. Bëhet fjalë për vodkën Belvedere, prodhim polak. Sipas përshkrimit, është katër herë e destiluar.

E tash pak për whiskey.

Whiskeyn më të lirë e gjeni në Gjirafa50. The Busker Irish Whiskey Single Malt, me shishe 0.7L kushton 30.50 euro. Ka shije shumë intensive, me nota të pasura çokollate.

Për çmim pak a shumë të njëjtë ofrohen edhe disa lloje të tjera të whiskeyt.

Për të parë më shumë, kliko KËTU për vodka dhe KËTU për whiskey