Banka Kombëtare Tregtare
Banka
Banka Kombëtare Tregtare, e njohur si BKT, në Kosovë operon që nga viti 2006. Baza e kësaj banke është në Shqipëri.
Me 27 pikat e saj në tërë vendin, BKT është banka më e madhe shqiptare.
Dega e parë e kësaj banke është hapur në Durrës më 1925, e në të njëjtin godinë ndodhet edhe sot BKT-ja në këtë qytet, duke përfaqësuar kështu një histori gati një shekullore.
Banka Kombëtare Tregtare me emërtimin që ka sot u themelua në janar 1993, nga bashkimi i Bankës Tregtare Shqiptare (BTSH) dhe Bankës Kombëtare të Shqipërisë (BKSH). Banka Kombëtare Tregtare u krijua si Shoqëri Aksionere në korrik 1997, ndërkohë më 2000 përfundoi procesin e privatizimit, duke marrë edhe miratimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Më 2009, banka kaloi në pronësi të tërësishme të gjigantit turk, Çalik Financial Services.