Kompania IP-KOS me 26 pika për shitjen e derivateve në 19 komuna po rritet dita-ditës duke u kthyer në gjigant të kësaj fushe.
Kjo kompani është themeluar më 2014 dhe në fillim ishte pjesë e kompanisë italiane IP Gruppo API, por pas përfundimit të kontratës 5-vjeçare ka vazhduar si brend kosovar duke marrë hisen që i takon në tregun vendor.
Ofron të gjitha llojet e derivateve me cilësi të lartë, ndërkohë për klientët besnikë ofron edhe kartela ku mund të blejnë me zbritje. Pikat e saj punojnë 24 orë në ditë dhe për dallim nga shumë kompani, është e koncentruar për të qenë më afër qytetarëve.
Shumë prej pikave të saj, përfshirë edhe dy në Prishtinë janë brenda qytetit, në qendër.