İşbank – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

İşbank

Banka

Banka private më e madhe turke “Türkiye İş Bankası” e njohur si İşbank, që nga viti 2012 ka hyrë në tregun kosovar, duke ofruar shërbime të shpejta, të lehta e shesh edhe të pakonkurrueshme në tregun financiar në Kosovë. İşbank është themeluar më 1924 si bankë kombëtare nga Mustafa Kemal Ataturk dhe tash vlerësohet mes 130 bankave më të mëdha në botë, sipas rangimit që bëhet çdo vit nga revista “The Banker”. Në Turqi është lidere në tregun bankar, ndërkohë që është e shtrirë edhe në vendet evropiane e aziatike. Ka gati 1500 degë, shumicën në Turqi, ndërkohë që Kosova është vendi i parë në rajon me degë të saj. İşbank është e përfaqësuar në Bursën e Londrës dhe Bursën e Stambollit.

Lajmet e fundit