E themeluar më 1995, fillimisht si një pikë shitëse e pajisjeve kompjuterike, sot kjo kompani është ndër më të mëdhatë fushën e televizionit kabllor, internetit e telefonisë fikse.
Nga viti 2006, ka nisur me operim në fushën e televizionit kabllor dhe sot ofron pako nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato familjare e deri te super pakot kur janë të përfshira edhe kanalet sportive, që transmetojnë ndeshje nga ligat më të forta evropiane e botërore. Ofron edhe internet me shpejtësi të madhe. Ofron përkrahje e kyçje falas.
Nga viti 2016, Kujtesa operon edhe me kanale të saj sportive, KSport.
Rrjeti i Kujtesës është i shtrirë në të gjitha qytetet e Kosovës si dhe në 98 për qind të viseve rurale.