Paysera – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Paysera

Paysera është institucion financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Më 2020, Paysera mori edhe licencën për para elektronike. Me shumë degë nëpër Evropë, ky institucion çdo ditë e më tepër po u shërben klientëve falë ofertave dhe çmimeve tejet të favorshme. E themeluar më 2006 në Lituani, fillimisht si Mokejimal, më 2014 iu ndryshua emri në Paysera. Ofron aplikacion të lehtë për përdorim e të besueshëm me shumë shkallë të sigurisë. Iban llogaritë hapen falas dhe pa pagesë për mirëmbajtje për klientë individual dhe biznese të regjistruara në vendet e SEPA-s (Single Euro Payments Area) dhe në Kosovë. Ofron transfere të pakufizuara dhe falas në Euro si dhe transfere ndërkombëtare me çmime tejet të volitshme. Transferet ndërmjet klientëve të Payseras kryhen brenda pak sekondave. Po ashtu përmes Payseras bëhet edhe konvertimi i valutave në kohë reale. Llogaria virtuale ju ofron mundësinë që të mbani para në disa valuta të ndryshme në të njëjtën kohë. Për klientët që duan ta kenë, ofron edhe kartela.

Lajmet e fundit