Raiffeisen është banka e parë e madhe që hapi degën e saj në Kosovë dhe sot është e shtrirë në 36 vende të botës.
E themeluar para më shumë se 100 vjetëve në Austri, Raiffeisen Bank International AG, vlerësohet si brend në fushën ku operon.
Në Kosovë hapi degën e saj të parë më 2002, duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Bankës Amerikane të Kosovës. Në qershor të vitit 2003, Banka u riemërtua si Banka Raiffeisen në Kosovë.
Sipas bilancit të gjendjes të datës 31 dhjetor 2020, asetet e përgjithshme të Bankës Raiffeisen në Kosovë ishin 1,113 milionë euro, depozitat e klientëve 916 milionë euro, ndërsa portofoli i kredive ishte 709 milionë euro. Banka Raiffeisen ka një kapital prej 63 milionë euro.
Banka Raiffeisen ofron një gamë te gjerë të shërbimeve dhe produkte bankare për të gjithë klientët: individët, ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe koorporatat.