Spitali Amerikan është institucioni shëndetësor më i madh privat në vend. Ofron shërbime nga më të ndryshmet, që edhe në spitalet publike nuk ofrohen, duke nisur nga analizat e deri tek operimet e ndërlikuara. Gjithë kjo falë infrastrukturës dhe stafit profesional, vendor dhe të huaj.
Spitali Amerikan në Kosovë, është pjesë e grupit të Spitalit Amerikan SHA, i cili zotërohet nga fondi i investimeve Southeast Europe Equity Fund II (SEEF II), i themeluar në mars të vitit 2006.
Në Kosovë, spitali është hapur në vitin 2012 dhe është i vendosur skaj QKUK-së në Prishtinë. Ky rrjet ka edhe katër degë në Tiranë, përfshirë një laborator si dhe nga një në Fier e Durrës.