Kemi shkruar për ofertat e helmetave (lexo KËTU) dhe të pantallonave të skijimit (lexo KËTU), e në këtë tekst do t’ju sjellim ato për xhaketat e skijimit.
Dyqanet online ofrojnë disa lloje, me çmime shumë të volitshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Xhaketën e skijimit më të lirën e gjeni në marketin GjirafaMall. Është e markës Brugi, për femra, komplet e zezë me pak korniza portokalli dhe me zbritje kushton 59.99 euro. Çmimi i mëparshëm ishte 92.12 euro. Madhësia e xhaketës është ‘S’.
Xhaketa ofrohen edhe te Foleja. Më e lira për femra kushton 77 euro nga 93 sa ishte. Është e brendit 4F, ka dizajn modern dhe është e ngrohtë.
Për femra, xhaketa më e shtrenjtë mund të porositet në GjirafaMall. Është e brendi Hi-Text, komplet e zezë dhe me zbritje kushton 96.99 euro nga 129.72 euro sa ishte më parë. Është rezistuese ndaj ujit dhe frymës si dhe është termoizoluese.
Tash për xhaketa të meshkujve. Më e lira mund të porositet në GjirafaMall. Është e markës Elbrus, e zezë dhe kushton 62.99 euro me zbritje.
Në Foleja, më e lira për meshkuj kushton 83 euro, po ashtu me zbritje. Është 4F, ngjyrë gri me pak të verdhë.
E më e shtrenjta ofrohet nga GjirafaMall. Është kuq e zi, e brendit Brugi dhe me zbritje kushton 107.49 euro me zbritje nga 128.40 euro sa ishte.
Për të parë më shumë, kliko KËTU