Është ndër të paktat xhaketa që nuk u del moda asnjëherë. Po flasim për xhaketa të lëkurës, të cilat edhe e kanë kohën të vishen në këtë stinë të vjeshtës.
Në tregun online ka shumë zgjidhje, të ngjyrave, të prerjeve e të tjera dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Kujdes, xhaketat që janë të punuara nga lëkura 100 për qind, kushtojnë më tepër e ato që duken si lëkura në pamje të jashtme ose janë nga lëkura sintetike, mund t’i gjeni për pak para.
Xhaketën më të lirë të tillë, që nuk është tërësisht nga lëkura e gjeni në dyqanin Foleja. Është për femra, mëngët i ka të zeza kurse pjesën tjetër ngjyrë kafe. Është e brendit Bomber dhe kushton 33 euro.
Një e ngjashme, që duket si lëkurë, mund ta gjeni edhe në 75Mall. Është për meshkuj, tërësisht e zezë, brendi nuk i është përcaktuar dhe kushton 48.97 euro.
Në Foleja, gjeni edhe xhaketë nga lëkura sintetike. Është e zezë e markës Only, për femra dhe kushton 70 euro.
Në këtë dyqan, gjeni edhe xhaketa të tjera të ngjyrave si kaltër, gjelbër, kafe e të tjera.
Nëse doni xhaketë tërësisht nga lëkura, atëherë më të lirën e gjeni në Foleja. Është për meshkuj, e zezë dhe e brendit Jack&Jones. Me zbritje nga 170 euro mund ta porosisni për 116 euro.
Ka edhe xhaketa me çmim afër 1.000 euro apo edhe më shumë.
Për shembull në Foleja, mund të porosisni një xhaketë për meshkuj, tërësisht nga lëkura ngjyrë e gjelbër e brendit Lardini. Kushton 974 euro me zbritje nga 1.062 euro sa është çmimi i rregullt.
Edhe xhaketën më të shtrenjtë të lëkurës e gjeni në këtë market online Foleja. Bëhet fjalë për një të markës Dolce&Gabbana dhe nga 1.420 euro, me zbritje mund ta porosisni për 1.302 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU