Një xhaketë shiu asnjëherë nuk është e tepërt ta bartni me vete. Paloset lehtë, bëhet e vogël dhe nuk zë vend në çantën tuaj.
Në treg gjeni xhaketa shiu për të mëdhenj, por edhe për fëmijë, të cilëve mund t’ua fusni në çantën e shkollës.
Plarforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Xhaketën më të lirë e gjeni në dyqanin GjirafaMall. Është me zbritje dhe kushton 4.26 euro. Është e tejdukshme e madhësive të ndryshme dhe ka edhe kapelë. Është për femra.
Një xhaketë shiu për fëmijë, më së liri e gjeni në 75Mall. Është tërësisht e verdhë dhe kushton 4.74 euro. Edhe kjo është me zbritje.
E për të rritur, për meshkuj, xhaketa më e lirë në këtë dyqan kushton 8.99 euro.
Në GjirafaMall, gjeni xhaketa shiu për meshkuj e femra edhe pak më ‘style’, pra që mund të dilni me to pa problem dhe të dukeni bukur. Janë ngjyrë të gjelbër dhe hiri. Për femra kushton 18.49 euro, kurse për meshkuj 19.99 euro. Janë të markës Lahti Pro.
Dhe xhaketa më e shtrenjtë, mund të porositet në 75Mall. Është për femra dhe kushton 29.98 euro. Ngjan me xhaketat e përditshme, një lloj manteli dhe është tërësisht ngjyrë kaltër e mbyllur.
Për të parë më shumë, kliko KËTU