Tash që i nxehti i madh po ikën, është koha t’u kthehemi, për shembull xhinseve.
Në tregun online ka me dhjetëra lloje dhe ato mund t’i gjeni në disa dyqane, duke i porositur nga shtëpia.
Gjeni xhinse për fëmijë e të rritur, e po ashtu të lira dhe të shtrenjta, por edhe kualitet.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Xhinset më të lira i gjeni në dyqanin 75Mall. Janë për fëmijë – vajza 8-9 vjeç. Nuk është specifikuar marka, por me zbritje mund t’i porosisni për 6.97 euro.
Në këtë dyqan gjeni shumë lloje të xhinseve për fëmijë me çmime relativisht të ulëta.
Në dyqanin Foleja, xhinset më të lira janë ato për meshkuj. Janë të brendit June dhe kushtojnë 14.9 euro.
E në E-baa, xhinset më të lira janë për femra. Kushtojnë 16.90 euro.
Xhinse gjeni edhe në GjirafaMall. Janë të brendit Jack&Jones, për meshkuj dhe kushtojnë 33.99 euro.
Dhe xhinset më të shtrenjta mund t’i porosisni në dyqanin Foleja. Janë për meshkuj, të brendit Dondup dhe kushtojnë 190 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU