Telefoni Xiaomi Poco F3 është lansuar në marsin e vitit të shkuar dhe nëse kërkoni ta krahasoni me modelet e brendeve të njohura, atëherë e gjeni “mes” Iphone 12 dhe Iphone 13. Pra ka performanca më të mira se 12-shi e pak më të dobëta se 13-shi, por ajo që e bën konkurrent të padiskutueshëm është çmimi, dyfish më i ulët edhe sesa Iphone 12.
Në tregun online mund të gjeni me memorje e ngjyra të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Telefonin më të lirë Xiaomi Poco F3 mund ta porosisni në Neptun. Ka 4 GB memorje e 128 GB hapësirë të brendshme dhe kushton 469 euro. Nëse keni kartelën e anëtarësisë “Happy”, atëherë bëhet i juaji për 399 euro.
Ka ekran 6.67″ Amoled, rezolucion 1080×2400 pixels, kamerë kryesore 48MP+8MP+5MP dhe kamerë të përparme 20MP. Baterinë e ka Li-Po 4520 MAh.
Ofrohet me ngjyrat: kaltër, zi dhe bardhë.
Për 489 euro apo 419 euro me kartelë të anëtarësisë, mund të blini të njëjtin telefon, por me 8 GB memorje dhe 256 GB hapësirë të brendshme.
Performancat tjera janë të njëjta te ky model, ndryshon vetëm hapësira. Ofrohet me ngjyrë të kaltër.
Në Gjirafa50, e blini të njëjtin (8GB + 256 GB), por ngjyrë të argjendtë për 504.50 euro.
Telefona të tillë gjeni edhe në Aztech. Ofrohet vetëm ai me 8GB memorje dhe 156 GB hapësirë të brendshme, me ngjyrat kaltër e zi. Secili kushton nga 579.99 euro. Pra për 160 euro më shtrenjtë se në Neptun.
Për të parë më shumë, kliko KËTU