Dëshironi një celular të mirë e të paguani pak? Kur themi i mirë, bazuar në performanca, vërtetë nuk ua lëshon rrugën gjigantëve të teknologjisë si Apple e Samsung.
Fjala është për telefonin Xiaomi Redmi, seria 14C, produkt i këtij viti.
Në tregun online gjeni telefon të kësaj serie për pak më shumë se 100 euro e deri në mbi 600.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Pra, telefonin më të lirë Xiaomi Redmi të serisë 14C, mund ta porosisni për 105 euro. Ka 4 GB ram memorje dhe 128 GB memorje të brendshme. Ekrani është 6.88 inch dhe telefonin e gjeni në marketin Foleja.
I njëjti model, në Neptun mund të porositet për 119 euro.
E nëse doni më shumë ram, atëherë në Foleja me 8 GB ram memorje e 256 GB memorje të brendshme mund ta blini për 139 euro.
Njëjtë kushton edhe në Neptun.
Në Foleja, më së liri e gjeni edhe Redmi Note 14. Ka 6 GB ram memorje e 128 GB memorje të brendshme. Kushton 185 euro.
Redmi Note 14 me të njëjtat performanca, në Neptun kushton 199 euro e në Aztech edhe më shtrenjtë – 219 euro.
Celulari më i shtrenjtë i serisë 14 mund të porositet në Foleja. Është Redmi Note 14 Pro+, me 12 GB ram memorje e 512 GB memorje të brendshme. Kushton 619 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU