Dikush e ka “problem kronik” e dikush varësisht prej motit e stinëve pëson çarje të buzëve.
E vetmja zgjidhje për të parandaluar këtë është zbutësi i buzëve.
Në tregun online gjeni lloje të ndryshme e me aroma të ndryshme.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Zbutësin më të lirë të buzëve e gjeni në marketet online Foleja dhe GjirafaMall.
Në Foleja, është i brendit të njohur Labello, me aromë trëndafili ose qershie dhe kushton 2.5 euro.
E në GjirafaMall, për të njëjtin çmim mund të porosisni një zbutës të brendit norvegjez Neutrogena. Falë SPF 5, mbron buzët nga ekspozimi i diellit dhe i hidraton ato intensivisht.
Të gjithë këta vijnë në formë buzëkuqi.
Në 75Mall, mund të porosisni një zbutës që vjen në kuti sikur të kremrave. Është i brendit Dr. Pasha dhe kushton 4.2 euro.
Edhe në GjirafaMall, gjeni zbutës që vjen në kuti të kremrave. Ai i markës Aromatic 89, me vëllim 10 ml kushton 4.99 euro.
E zbutësi më i shtrenjtë mund të porositet në Begmart. Pos që vepron si zbutës, parandalon edhe rrudhat që vijnë me moshën. Kushton 8.50 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU