Zbutës për buzë, flokë, mjekër, lëkurë, bebe, shputa e rroba – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Zbutës për buzë, flokë, mjekër, lëkurë, bebe, shputa e rroba – ku i gjeni më së liri

01.08.2023

Shperndaje:

Nëse shkruani emrin “zbutës” në platformën SaKushton, atëherë do t’ju dalin shumë produkte për trajtime të ndryshme.

Do të t’ju dalë zbutës për buzë, për flokë, mjekër, lëkurë, bebe, shputa, rroba e të tjera.

Zbutësi më i lirë është ai për buzët. Ai i brendit norvegjez Neutrogena, 4.8 gr, kushton 2.37 euro dhe mund ta porosisni në PemaMall.

Në dyqanin online 75Mall, zbutësi më i lirë është ai për flokë. Kondicioneri i brendit 60”, kushton 2.49 euro.

Pastaj, për nga çmimi zbutësi tjetër është ai për rroba. Në Begmart mund të porosisni zbutësin Perwoll, 1 litër, për 2.64 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe zbutësin e njohur Lenor, po ashtu 1 litër. Kushton 2.94 euro.

Zbutësin për lëkurë të bebeve, më së liri e gjeni në 75Mall. Është i brendit Dr. Pasha dhe paketimi 100 ml kushton 6.20 euro. Është 100 për qind natyral dhe ndihmon bebet të kalojnë skuqjen që ju krijohet nga pelenat.

Në Begmart, për 10.90 gjeni zbutës për lëkurë trupi. Është i brendit Golden Boquet, ndërkohë për 11 euro në këtë dyqan, mund të blini zbutës për shputa.

Në 75Mall gjeni edhe zbutës për mjekër. Kushton 11.90 euro. Është i brendit Dr. Pasha.

Për të parë më shumë, kliko KËTU