Zinxhirë bore dhe “çorape” për goma – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Zinxhirë bore dhe “çorape” për goma – ku i gjeni më së liri

06.01.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Një tjetër pajisje pa të cilën nuk bën të dilet në rrugë me veturë gjatë sezonit dimëror, janë zinxhirët për goma.

Ata edhe mund të mos ju duhen gjatë tërë sezonit, por për secilën veturë janë të obligueshëm, pasi përndryshe pason gjoba.

Periudha kur duhet të barten në veturë është 15 nëntor – 15 mars.

Në tregun online ka disa lloje, madje edhe një lloj pëlhure që zëvendëson zinxhirët e po ashtu edhe vihen më lehtë. Njihen si “çorape bore”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Zinxhirët më të lirë i gjeni në dyqanin e-baa. Ofrohet një lloj, me trashësi të zinxhirit 12 mm, por për dimensione të ndryshme të gomave – për 10 sosh. Cilindo nga dimensionet mund ta porosisni për 18.90 euro dhe janë të markës Car-Prix.

Të njëjtit brend, në Foleja, mund t’i porosisni për 22 euro.

Foleja ofron shumë më shumë. Për 24.99 euro mund t’i porosisni zinxhirët e brendit Praxis, po ashtu të trashësisë 12 mm.

E ky dyqan ofron diçka edhe më inovative. Në vend të zinxhirëve ofron një kallëp tekstili për gomat. Janë shumë më të lehtë për t’u vendosur dhe hequr më pas nga gomat. Njihen edhe si “çorape bore”. Falë dizajnit të tyre më të avancuar, ato ofrojnë kapje të jashtëzakonshme në sipërfaqe të rrëshqitshme si bora ose akulli, duke siguruar vozitje të sigurt dhe komode. Janë të qëndrueshme dhe kanë certifikatë austriake të sigurisë “Önorm V5121”. Kompleti me dy copë kushton 29.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU