Luhatëse për fëmijë dhe të rritur – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Luhatëse për fëmijë dhe të rritur – ku i gjeni më së liri

16.04.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Tash që moti është ngrohur, një luhatëse për fëmijë në tarracë apo në oborr është dhuratë e mrekullueshme për ta.

Por në tregun online gjeni edhe luhatëse për të rritur. Ka lloje të ndryshme dhe çmimet për to shkojnë deri në mbi 1.000 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Në fakt, për luhatëse të fëmijëve kemi shkruar edhe para tre vjetësh (lexo KËTU) dhe për ironi çmimi i tyre nuk ka ndryshuar. Kur të gjitha produktet janë shtrenjtuar shkaku i inflacionit të madh, luhatëse të fëmijëve gjeni sërish për 10 euro.

Një prej plastikës, në dyqanin Foleja mund ta porosisni për 10.2 euro. Janë me dy litarë dhe kanë vetëm bazën. Nuk kanë mbështetëse apo mbrojtëse përpara.

E nëse kërkoni një më të sigurt për fëmijët, atëherë një luhatëse me mbështetëse dhe me mbrojtëse përpara, në 75Mall kushton 17.45 euro. Është me katër litarë.

Në këtë dyqan gjeni edhe një luhatëse druri, model i vjetër. Ka mbështetëse e mbrojtëse dhe kushton 34.9 euro.

E nëse kërkoni një luhatëse që mund të shërbejë edhe për të rritur, atëherë në GjirafaMall e gjeni më së liri. Është luhatëse që lidhet në dy baza, për shembull në dy trungje pemësh dhe shtrihesh në të. Është tejet relaksuese dhe kushton 19.99 euro. Është e brendit Hamak Neo, dominon ngjyra e gjelbër dhe ka dimensione 330 x 140 cm.

Dhe luhatësja më e shtrenjtë është një lloj divani, pra që mund të shërbej për 2-3 veta. Ka bazën e saj dhe kushton plot 1.199 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU