Bonbone me shije të ndryshme – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Bonbone me shije të ndryshme – ku i gjeni më së liri

14.03.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Mund të mos jenë edhe aq të famshme sa në të shkuarën, për shkak të mundësive më të mëdha për të  zgjedhur, por definitivisht ende janë “in”.

Bonbonet e shijeve të ndryshme, shpesh ua “ndreçin” gojën, por edhe disponimin, falë sheqerit që kanë.

Në tregun online gjeni të llojeve të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së shumti zgjidhje gjeni dyqanin online Begmart.

Paketimet në këtë dyqan janë në kënaçe, jo në qese. Dhe janë të brendit të njohur Cavendish & Harvey.

Paketimi më i lirë me peshë 50 gr. kushton 1.27 euro. Ofrohen tri shije. I pari është me shije të frutave të përziera, por ku dominon limoni. I dyti me shije të kafesë dhe, i treti me të qershisë.

Ky brend ofron edhe paketime më të mëdha, si 130 gr, 175 gr e 200 gr.

Për 1.92 euro mund të porosisni bonbone me shijet, si: limon/dredhëz, qershi/lime, karamele të mbushura me çokolladë, mentë, fruta mali, citrus dhe “ice” (akull).

Bonbone gjeni edhe në rrjetin e dyqaneve Spar.

Paketimi i karameleve me lajthi i brendit Toffifee me peshë 125 gr, kushton 2.29 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU