Tani që fjalëkalimet janë bërë gjithnjë e më të thyeshme apo më të dekodueshme dhe kur kompjuteri juaj rrezikohet nga mijëra viruse, është mirë ta mendoni që ta ruani me një çelës sigurie.
Thjeshtë çelës, pasi kemi të bëjmë me një gjë fizike.
Përmes një USB flashi, e bllokoni dhe e zhbllokoni kompjuterin apo laptopin tuaj.
Në treg ofrohen disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e këtyre produkteve.
Çelësin e sigurisë më të lirë e gjeni në dyqanin Foleja. Është i brendit Yubico, i kaltër dhe kushton me zbritje 37 euro. Përmban një ndërfaqe USB, duke lejuar lidhje të lehtë dhe të sigurt me kompjuterin tuaj.
Në GjirafaMall, çelësi i sigurisë më i liri kushton 65.99 euro me zbritje. Çmimi i mëparshëm ishte 99.50 euro. Është Yubico, 5C.
Ndërkohë në Foleja, gjeni edhe çelës sigurie të brendit Swissbit. Kushton 93 euro.
Dhe çelësi më i shtrenjtë mund të porositet po në Foleja. Është Yubico, 5C dhe kushton 142 euro. Pra është i njëjti që në GjirafaMall, me zbritje mund ta blini për 65.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU