Lenovo ThinkPad E15 Gen2 – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Lenovo ThinkPad E15 Gen2 – ku e gjeni më së liri

13.04.2022

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Mes 10 modeleve të laptopëve që kompania Lenovo ua ofron klientëve të saj për vitin 2022, është edhe ai ThinkPad E12, gjenerata e dytë.

Modeli ka dalë në treg në fund të vitit 2020, pra para një viti e gjysmë, por ende ofrohet si vlerë nga kjo kompani gjigante.

Në tregun online në Kosovë, disa dyqane online ofrojnë këtë produkt dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet.

Laptopin më të lirë ThinkPad E15 Gen2 e gjeni në Gjirafa50. Ka 8 GB memorje e 256 GB hapësirë të brendshme, ekran 15.6 inch FHD dhe përdor procesorin 4-bërthamor Intel Core i5. Kushton 792.50 euro.

Krahasuar me çmimin real të këtij modeli, atëherë ky në Gjirafa50 është shumë i ulët, por kjo vjen edhe pasi tastiera te pjesa numerike ka disa simbole çeke, ndërsa Microsoft Office është në version provues ose nuk është i instaluar fare.

Këtë model të laptopit e gjeni edhe në dyqanin tjetër online PemaMall. Po ashtu ka 8 GB memorje e 256 GB hapësirë të brendshme, ekran 15.6 inch FHD dhe përdor procesorin 4-bërthamor Intel Core i5. Çmimi është 1,144.44 euro.

Në Neptun, ky model kushton më së shtrenjti, por edhe ofrohet më shumë memorje e hapësirë e brendshme. ThinkPad E15 Gen 2 me 16 GB memorje e 1 TB hapësirë të brendshme kushton 1.269 euro.


Për të parë më shumë lloje si dhe specifikat e tyre, kliko KËTU