Djathë lope, dele e dhie – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Djathë lope, dele e dhie – ku i gjeni më së liri

29.04.2024

Shperndaje:

Me gjasë shkon me gjithçka. Djathi është ndoshta gjëja më e rëndësishme në tryezë për çdo vakt ushqimi.

Dhe në tregun online ka shumë lloje, e ndahet edhe në djathë lope, dele e dhie. Po flasim për djathë të bardhë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Paketimin më të lirë e gjeni në Begmart. Kutia me 400 gr djathë, “double cream”, kushton 2.47 euro, e që kilogrami i bie 6.20 euro. Është i brendit Alkadia.

Në Spar, kutinë me 400 gr të djathit Rugove e gjeni për 3.55 euro, që kilogrami i bie 8.90 euro. Edhe ky është djathë lope.

Në Spar gjeni edhe djathin grek Salakis. Kutia me 330 gr kushton 3.69 euro. Kilogrami i bie 12.5 euro.

Nëse kërkoni djathë lope me paketim më të madh, atëherë në Spar e gjeni atë Magic, në kuti 800 gr që kushton 6.79 euro, kurse në Begmart atë Alkadia – 2 kg, me çmim 8.8 euro.

Tash ofertat për djathë dele e dhie.

Djathi më i lirë i dhisë ofrohet në paketim – kënaqe. Është i brendit turk Gazi dhe paketimi 400 gr kushton 6.61 euro. E gjeni në Begmart.

Po ashtu në Begmart, gjeni edhe djathë delesh. Është po i brendit Gazi, por vjen në paketim 800 gr dhe kushton 12.65 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU