Produkte të shumta nga HappyCow – ku i gjeni më së liri

31.03.2024

Shperndaje:

Bulmeti është pjesë e pandashme e tryezave tona. Dhe kur flitet, sidomos për djathërat, atëherë kompania austriake HappyCow është një lidere.

Në tregun e Kosovës ka shumë produkte të kësaj kompanie. Më i njohuri është djathi i butë, i njohur edhe sipas një prodhuesi të mëhershëm, “zdenka”.

Por ka edhe produkte të tjera.

Platforma SaKushton ka analizuar e  krahasuar çmimet e tyre.

Djathin më të lirë të shkrirë, pra “zdenkë”, të HappyCow e gjeni në dyqanin online Begmart. Kutia me tetë copë trekëndëshe dhe me peshë 140 gramë, kushton 1.09 euro. Është djathë, i njohur si i rregullt, pra pa ndonjë shtojcë.

Për 1.13 euro, në këtë dyqan mund të porosisni djathin dhe peshën e njëjtë, por me shtojcë të specit djegës.

Në fakt, në Begmart gjeni shumë zgjidhje.

Për 1.15 euro, mund të blini djathin kaçkavall Gouda të prerë në rriska. Paketimi ka 150 gr. Për të njëjtin çmim merrni edhe djathin mozzarrella.

Gjeni edhe djathë të shkrirë por, në paketime plastike. Shërbejnë për të lyer bukën më lehtë. Ai me djathë “të rregullt” dhe me peshë 150 gr. kushton 1.21 euro, kurse djathi krem natyral, 1.38 euro.

Në Begmart, gjeni edhe djathin “zdenkë” me tri rende, pra me peshë 360 gr. Kushton 2.88 euro, apo një cent më lirë se në rrjetin e dyqaneve Spar, ku po ashtu mund ta gjeni këtë produkt.

Djathi më i shtrenjtë i HappyCow është ai Emmental. Është kaçkavall dhe ka peshë 250 gr. Çmimi i tij është 3.10 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU