Birrat në aksion – ofertat e hipermarketeve për periudhën 14-20 maj

13.05.2021

Shperndaje:

Hipermarketet kanë dalë me fletushka të reja për javën në vijim. Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva kanë nxjerr qindra produkte me zbritje për periudhën 14 – 20 maj dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e nxjerra në ofertë.

Mish i bluar 2.38 euro 1 kg – në zbritje edhe suxhuku, qoftet e pashtetat

Viva Fresh Store ofron qebapa e qofte me zbritje. 1 kg mund të blihen për 3.49 euro. Nga mishi i përpunuar ofron edhe suxhuk shtëpiak Buquku për 2.49 euro për kg; pastaj sallam pule Meka 300 gr për 0.55 euro; salsiçe 100-gramëshe 4 copë (3+1 falas) për 0.79 euro; si dhe pashtetë pule Rokoko 95 gr për 0.49 euro. Viva Fresh Store ofron edhe mish viçi për shniclle 5.99 euro kg, apo me një euro zbritje.
ETC ofron qofte me të njëjtin çmim, 3.49 euro për kg. Suxhuk shtëpiak ETC për 4.49 euro për kg, salsiçe Wudy 1.89 euro për kg, riskë gjedhi Podravka 200 gr për 1.49 euro; pashtetë pule Meka 95 gr për 0.49 euro dhe mish tul gjedhi 5.49 euro për kg.
Interex ofron qofte, qebapa e pleskavica për 3.49 euro kilogramin; salsiçe 3 copë nga 100 gr për 0.49 euro, suxhuk shtëpiak Leoni për 2.29 euro dhe mish i bluar Apetit 500 gr për 1.19 euro, që i bie se 1 kg kushton 2.38 euro.
Superviva ofron qebapa 500 gr për 1.49 euro; suxhuk shtëpiak (emri i brendit nuk është bërë i ditur) për 2.89 euro; riskë gjedhi Flore-en 200 gr për 0.59 euro; dhe sallam Beni 300 gr për 0.32 euro.

Qumësht dhe produkte të tij

Viva Fresh Store ka nxjerr në ofertë qumështin Gala për 0.63 euro; pastaj jogurtin Ajka 1L për 0.55 euro, kremin për zierje Hole 1L për 1.49 euro; ajkën Meggle 850 gr për 1.45 euro dhe djathin President 770 gr për 3.65 euro, që i bie kilogrami 4.75 euro.
ETC nuk ka qumësht në aksion, por ka produkte të tij. Djathi Magic 2 kg kushton 7.75 euro, ajka Magic 800 gr 1.15 euro dhe kaçkavalli Edamer 4.39 euro për kg.
Interexi ofron qumësht Gala për 0.69 euro, jogurt Bimilk 1L 0.75 euro, ajkë Fontana 700 gr për 0.99 euro dhe djathë të butë Zdenkë Buda 120 gr për 0.59 euro.
Superviva ka në aksion qumështin Vita, 0.79 euro për litër, jogurtin Fontana 0.55 euro për litër dhe djathin Magic Ice 800 gr për 3.25 euro, që kilogrami i bie 4.06 euro.

Birrë 0.39 euro

Më përfundimin e muajit të Ramazanit, në oferta janë kthyer pijet alkoolike.
Kështu, Viva Fresh ofron birrë Bavaria 0.25L për 0.39 euro. Nga pijet jooalkolike, në ofertë është Pepsi 1L për 0.55 euro.
ETC ka dy lloje të birrave në aksion. Bira Peja kanaçe 0.5L kushton 0.49 euro, kurse birra Tuborg 330 ml në shishe 0.79 euro. Verë Vranac 1L kushton 3.49 euro. Nga pijet jooalkolike, lëngu Bravo i mollës së gjelbër 1.5L kushton 0.83 euro.
Interexi nuk ka në fletushkë pije alkoolike, e nga lëngjet në ofertë ka atë të brendit Eks multivitamin, 1L 0.39 euro si dhe pijen e gazuar RC Cola 1L 0.33 euro.
Superviva ofron birrën e brendit Niklot në kanaçe gjysmë-litërshe për 0.49 euro; pastaj lëngun Ciao 2L për 0.69 euro dhe çajin e ftohtë Jana 1.5L për 0.65 euro.

Detergjente dhe produkte të tjera higjienike

Viva Fresh ka në aksion detergjentin Ariel në paketim 2kg me çmim 3.99 euro, zbutësin për rroba Ornel 2.7L për 3.19 euro; sapunin e lëngshëm Ors 0.75L për 0.69 euro dhe letrën e toaletit Paloma, 10 copë për 1.99 euro.
ETC ka në aksion detergjentin BioAktiv në paketim 5kg për 3.99 euro, detergjentin për pastrim të pajisjeve të kuzhinës Cif 0.5L për 1.19 euro dhe letër toaleti Perfex 10 copë për 1.79 euro. Ofron edhe lecka të lagura Pi-ki për 0.79 euro.
Interexi ofron letër toaleti top Budget 12 copë për 0.95 euro; pastrues për guaskë të toaletit Kalyon 0.75L për 0.59 euro, sapun të lëngshëm 1L Top Budget për 0.69 euro dhe pastrues për pllaka Koral 1L për 0.69 euro.
Superviva në ofertë ka detergjentin Duel 3 kg për 1.99 euro, zbutësin e rrobave Lenor 1.05L për 1.89 euro, lecka të lagura Nival për 0.65 euro dhe letër toaleti Violeta 10 copë për 0.99 euro.

Produkte interesante në ofertë

Nga produktet tjera, e që bien në sy janë: në Viva Fresh mund të gjeni speca babure për 0.95 euro kilogramin; në ETC, çokollatë Milka 80 gr për 0.69 euro; në Interex, ullinjë të gjelbër Amarilto 500 gr për 0.95 euro; dhe në Superviva, xhem ftoni 225 gr për 0.39 euro.

Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva