Set me kaçavida – ku e gjeni më së liri

04.04.2022

Shperndaje:

Ju duhet një kaçavidë me majë “plus” apo me “minus”? Definitivisht më nuk ia vlen të kërkohet te fqinji.

Në tregun online ka me dhjetëra lloje dhe nëse kërkoni të blini vetëm një, atëherë mund ta bëni këtë për 1 euro.

Por nëse dëshironi të blini komplet setin, me të gjitha madhësitë e llojet e kaçavidave, atëherë duhet të ndani të paktën 9 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e kaçavidave në tregun online.

Setin më të lirë mund ta porosisni në Gjirafa50. Kompleti me 7 copë i brendit Dreda kushton 8.95 euro.

Në PemaMall mund të porosisni setin me 18 kaçavida të brendit Fieldmann. Kushton 9.80 euro.

Set të njëjtit brend, por me 6 copë mund të porosisni në 75Mall. Kushton 9.95 euro.

Në 75Mall dhe Gjirafa50 gjeni edhe kaçavida magnetike. Kanë një dorëz kryesore dhe shumë maja të llojeve të ndryshme që ndërrohen sipas nevojës. Në 75Mall seti kushton 12.95 euro, kurse në Gjirafa50, 13.88 euro.

Dhe, setin më të shtrenjtë të kaçavidave e gjeni në 75Mall. Kompletin me 18 copë të brendit Ero Hits, mund ta porosisni për 17.95 euro.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU