Makinë për bluarje të mishit – ku e gjeni më së liri

10.01.2022

Shperndaje:

Nëse jeni merakli, atëherë mund të bëni suxhukun edhe në shtëpi. E gjitha që ju duhet është një makinë për bluarjen e mishit dhe një për mbushje. Ka të tilla që i ofrojnë dy mundësitë.

Platforma SaKushton ua ofron disa zgjidhje të makinave për bluarje të mishit.

Në treg mund të gjeni makina të lira për bluarje të mishit, por nëse doni një më kualitet, atëherë ndani të paktën 50 euro. Dhe makina më e lirë mbi këtë çmim mund të blihet në dyqanin eGjeta. Kushton 55 euro, ka motor me fuqi 1200 vat dhe është e brendit Iskra.

Makinë të lirë për bluarje të mishit mund të gjeni edhe në 75 Mall. Kushton 64.99 euro, ka motor me fuqi 1600 vat dhe është e brendit Gorenje.

Në Gjirafa50, makina më e lirë për bluarje të mishit kushton 67.57 euro. Është e brendit Camry me 1500 vat fuqi. Ka disa lloje të brisqeve.

Makinën më të shtrenjtë për bluarje të mishit në kushte shtëpiake e gjeni në 75 Mall. Është Gorenje dhe ka motor me 2500 vat fuqi. Mund të përdoret edhe për shtrydhje të frutave.

Për të parë më shumë oferta, klikoni KËTU