Nga radiot te gramafonat – ku i gjeni më së liri

01.02.2024

Shperndaje:

Duken si të dalë mode, por ende ekzistojnë. Edhe përdoren shumë. Bëhet fjalë për radiot.

Në tregun online, ata që janë meraklinj të dëgjojnë muzikë dhe lajme në radio, gjeni goxha zgjidhje.

Gjeni nga radiot me teknologji të fundit, deri tek ato që ngjasojnë me kohë të vjetra, të mbështjella me dru.

Platforma SaKushton ka analizuar e  krahasuar çmimet e tyre.

Radion më të lirë e gjeni në Neptun. Një radio e vogël e brendit Denver, modeli TR-51, kushton 20 euro. Për 28 euro, e gjeni një radio të sheshtë, i ngjashëm me ata të veturave. Është i brendit Denver dhe pjesën ballore e ka digjitale, ku shfaqet ora dhe informacione të tjera. Ka edhe alarm, nëse ju duhet.

E në Aztech, gjeni radion e brendit Vivax. Ka edhe mundësinë e bluetoothit dhe kushton 29.99 euro.

Brendi Denver ofron edhe radio me pamje tipike çfarë ishin vite e dekada me parë. Ka edhe të tilla që  kanë edhe dorezën për ta mbajtur. Një e tillë, që ka edhe CD Player, kushton 53 euro.

Nëse doni diçka më klasike, gjeni edhe gramafonin e brendit Denver. Është i mbështjell me dru dhe ka dizajn tejet klasik. E gjeni në Neptun me çmim 219 euro

Për të parë më shumë, kliko KËTU