Ngrohëse elektrike – ku e gjeni më së liri

12.11.2023

Shperndaje:

Për ngrohësen elektrike kemi shkruar edhe herë të tjera, por nuk është e tepërt as tash, pasi që çmimet kanë lëvizur shumë, e natyrisht edhe llojet mund të jenë të tjera.

Bëni mirë të blini një ngrohëse të vogël sa për të shtyrë edhe për pak ditë aktivizimin e ngrohjes, çfarë do qoftë ajo.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.

Ngrohësen më të lirë e gjeni në dyqanin Aztech. Është nxehëse elektrike e brendit Anna, me katër tela ngrohës dhe me 1600 vat fuqi. Kushton 24.99 euro. Për këtë çmim gjeni edhe një nxehëse infrared të vogël, të brendit Hugo, me një tel.

Për 29.99 euro, në Aztech gjeni edhe një nxehëse panel, njëlloj radiatori. Është e brendit Anna dhe ka 1500 vat fuqi.

Nxehësja më e shtrenjtë në këtë market mund të blihet për 69.99 euro. Është nxehëse muri, ngjitet njëlloj si klima dhe ka fuqi 2000 vat.

Nxehëse gjeni edhe në dyqanin online 75Mall. Më e lira në këtë market kushton 39.90 euro. Është nxehëse me konvektor, e brendit Iskra. Për këtë çmim mund të zgjidhni edhe lloje të tjera.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU