Pajisje për fitnes – ku i gjeni më së liri

23.11.2022

Shperndaje:

Pagesa e qendrës së fitnesit, është vetëm hapi i parë për të nisur një rutinë më të shëndetshme.

Nëse vendosni t’i qaseni më seriozisht fitnesit, iu duhen edhe disa pajisje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Bëhet fjalë për të tilla që nuk i gjeni në qendër fitnesi, krejtësisht personale, pasi të tjerat i keni paguar tashmë për t’i shfrytëzuar.

Dorëza fitnesi

Nëse kërkoni dorëza fitnesi për të mos dëmtuar shuplakat e duarve teksa ngrini pesha të mëdha, atëherë më së liri i gjeni në dyqanin online 75Mall.

Dorëzat LiveUp, i gjeni për 4.90 euro. Janë pa majën e gishtërinjve. Në këtë dyqan gjeni edhe disa lloje të tjera.

Ndërkohë, dorëza gjeni edhe në dyqane të tjera. Në Gjirafa50, dorëzat më të lira të fitnesit kushtojnë 12.85 euro. Janë të brendit Spokey dhe të hirta.

Fanellë për fitnes

Nëse kërkoni fanellë fitnesi, atëherë preferohet të jetë e gomës, meqë pambuku e përthith djerësen dhe mund t’ju shkaktojë ftohje.

Më së liri këto lloj fanellash i gjeni në Gjirafa50. Janë të brendit Tempish dhe ofrohen disa ngjyra. Çmimi për copë është 14.71 euro.

Nëse kërkoni brend më të njohur, atëherë e gjeni fanellën e Nike për 20.41 euro, po në Gjirafa50. Është ngjyrë e gjelbër, me mëngë të shkurtëra. E nëse dëshironi me mëngë të gjata, atëherë duhet të ndani 29.85 euro. Është Nike dhe ngjyrë hiri.

Gotë për fitnes

Dikush preferon të marrë ujin prej shtëpisë e dikush ka nevojë t’i tretë proteinat para stërvitjes. Për këtë, ju duhet një gotë e veçantë, mundësisht termike. Më së liri këtë lloj gote e gjeni në Gjirafa50. Me zbritje nga 39.10 euro tash kushton 29.09 euro. Është e brendit Contigo.

Çantë për fitnes

Ndër të tjera, ju duhet edhe çantë sportive për t’i bartur gjithë këto pajisje. Më së liri një çantë të tillë e gjeni në 75Mall. Është e brendit WorldPack, ngjyrë e zezë dhe kushton 6 euro me zbritje nga 12 sa ishte më herët.

Nëse kërkoni brend më të njohur, atëherë në Gjirafa50, gjeni çantën Nike për 23.07 euro. Është e kuqe me pak zi dhe me logon e brendit ngjyrë të bardhë.