Dikush edhe mund të thotë çfarë duhen ato për një shtëpi, meqë është “mjet” i policisë.
Por ja që, derisa ofrohet në treg, edhe kërkohet.
Fjala është për pajisjen që teston nivelin e alkoolit në gjak duke fryrë.
Ju duhet për shembull, nëse jeni prindër t’ua matni fëmijëve tuaj se sa kanë pirë alkool.
Në treg ofrohen disa lloje nga disa dyqane dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Pajisja më e lirë mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit Sencor dhe kushton 25.5 euro. Vjen me tre tuba për marrjen e “mostrës”, por tuba mund të blihen edhe veç – 10 copë 1.5 euro. Mat nga 0.1 deri në 4 mijë promila.
Në këtë dyqan gjeni edhe shumë llojeve të tjera, më të shtrenjta.
Matës të sasisë së alkoolit në gjak gjeni edhe në dyqanin Foleja. Më i liri mund të porositet për 66 euro me zbritje nga 72 euro. Testuesi është i markës Bacscan.
Në fakt në këtë dyqan gjeni edhe testuesin më të shtrenjtë. Është i brendit Alcolife dhe kushton 396 euro më zbritje nga 462 euro. Vjen me pesë tuba për përdorim.
Për të parë më shumë, kliko KËTU