Nëse jeni mjek, infermier apo edhe kryeni një punë në zyrë ku mund të zbathni këpucët, atëherë zgjidhja më e mirë janë papuçet mjekësore.
Janë të përshtatshme për qëndrim të gjatë në këmbë e në zyrë. Kanë shtresë të veçantë, që i bënë shputat të mos lodhen dhe andaj edhe quhen mjekësore apo edhe ortopedike.
Në tregun online ka shumë zgjidhje, duke nisur nga pak euro e deri në mbi 50.
Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Papuçet më të lira mjekësore i gjeni në dyqanin online Foleja. Janë të brendit Abeba, kanë edhe rrip që shkon pas kuçit të këmbës dhe janë ngjyrë gjelbër e çelur. Kushtojnë 9 euro dhe janë numër 47.
Për të njëjtin çmim i gjeni edhe një palë për femra të markës Abeba dhe janë të zeza e numër 36.
Në fakt, për 9 euro apo pak më shumë në këtë dyqan gjeni pa fund zgjidhje të papuçeve mjekësore.
Më të shtrenjtat në këtë market kushtojnë 16.4 euro. Ofrohen papuçe komplet të bardha dhe të zeza. Janë të markës Safeway.
Zgjidhje të mëdha ka edhe në dyqanin GjirafaMall.
Në këtë market, më të lirat mund t’i porosisni për 19.49 euro. Janë të markës Sante dhe për femra.
Më të shtrenjtat, janë po ashtu të Sante dhe janë për meshkuj. Janë prej lëkure dhe kushtojnë 51.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU