Serume e kremra kundër plakjes – ku i gjeni më së liri 

09.02.2024

Shperndaje:

Mbrojtja e lëkurës nga plakja, sot duhet të jetë prioritet, dhe jo vetëm nga gratë. Kjo pasi në tregun online gjeni preparate të ndryshme kundër rrudhjes së lëkurës të secilës pjesë të trupit me çmime të lira.

Në treg gjeni serume, vajra dhe kremra për fytyrë, trupë, buzë e duar.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Si fillim, në marketin online Begmart, gjeni shumë zgjidhje. Dhe preparati më i lirë kundër rrudhave, kushton 8.5 euro. Është një labellë për buzë, meqë edhe ato krijojnë rrudha me kalimin e viteve. I përbërë nga acidi hyaluronik, dylli i orizit, vaji nga farat hibiskus, vaji castor e vaji i ullirit, ndihmon buzët që të jenë të njoma në çdo kohë.

Për 10.9 euro, në këtë market mund të blini kremin për duar nga argani si bazë. Ndihmon në eliminim të rrudhave të duarve dhe është i brendit italian L’Erbolario.

Nga ky brend, gjeni edhe krem për rrudha të fytyrës. Është anti-age SPF 25 dhe kushton 15.90 euro.

Për pak më shumë, 23 euro, mund të porosisni kremin hidratues për trup anti-age. E për 23.90 euro edhe serumin anti-age që përdoret pas moshës 45-vjeçare. Të dyja janë të brendit italian L’Erbolario.

Më së shtrenjti në gjithë këtë gamë produktesh, e gjeni një vaj për trup, po ashtu anti-age. Është nga argani dhe kushton 34.5 euro si dhe një serum multi-aktiv kundër plakjes – 55.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU