Sfungjer për pastrim trupi dhe grimi – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Sfungjer për pastrim trupi dhe grimi – ku i gjeni më së liri

04.12.2023

Shperndaje:

Sado që pastroheni shpesh, ju duhet edhe një sfungjer për pastrimin e trupit. Për më tepër i bën mirë edhe lëkurës dhe hap poret.

Në tregun online gjeni lloje të shumta të sfungjerëve, për pastrim trupi, por edhe për pastrim të grimit nga fytyra,

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Sfungjerin më të lirë e gjeni në 75Mall. Është për pastrim të grimit, e vogël dhe kushton 1 euro. Ofrohen ngjyra e bardhë dhe e zezë. Për 1 euro në këtë market online gjeni edhe një set me dy sfungjerë.

Po ashtu, për 1 euro gjeni edhe sfungjerin për pastrim të trupit, që është më i liri në treg. Ka formë të rrumbullakët dhe një lidhëse për ta mbajtur në kyçin e dorës.

Në këtë market, sfungjeri më i shtrenjtë, është 1.99 euro. Për këtë çmim ofrohen disa lloje, qoftë edhe si perde në vend të sfungjerit apo edhe si dorëz.

Sfungjer për dush gjeni edhe në Jysk. Më i liri është një set me dy copë, që kushton 2 euro. Ka dimensione 7×11 cm.

E sfungjeri më i shtrenjtë në Jysk kushton 4 euro. Pos sfungjerit, ka edhe mbështjellës pambuku.

Për të parë më shumë, klikoni KËTU dhe KËTU