Syze noti – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Syze noti – ku i gjeni më së liri

01.07.2024

Shperndaje:

Tash që keni nisur me pushime apo që bregdetin e frekuentoni shpesh fundjavave, ju duhen edhe ca syze noti. Qoftë për ju të rriturit, qoftë për fëmijët tuaj.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund dhe mund t’i blini më lirë edhe se sa ato që ofrohen në plazhe nga shitësit ambulantë. Janë edhe më të mira.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Syze gjeni duke nisur nga 7.5 euro e deri në 30 euro.

Pra më të lirat, për fiks 7.49 euro, i gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Janë syze noti nga marka Spurt të dizajnuara për t’i siguruar përdoruesit funksionalitetin dhe komoditetin maksimal. Rondelja dhe rripi i bërë nga silikoni me cilësi të lartë garantojnë mbrojtje të plotë të syve nga efektet e dëmshme të klorit, lejojnë një përshtatje perfekte të formës së fytyrës dhe parandalojnë lëvizjen e syzeve gjatë notit. Syzet janë me veshje speciale Anti-Mjegull, pra nuk avullojnë.

Syze noti ka edhe në InterSport. Mund t’i porosisni për 9 euro me zbritje, ndërkohë çmimi i rregullt është 19 euro. Janë të brendit Energetics dhe unisex, për meshkuj e femra. Kornizën e kanë të tejdukshme, ndërkohë xhamat – kaltër çelët.

Në këto dy dyqane gjeni pa fund zgjidhje. Dhe si te njëra, ashtu edhe te tjetra, syzet e notit më të shtrenjtat kushtojnë nga 30 euro.

Në Intersport i gjeni syzet e brendit Nike, modeli Expanse Mirror. Janë ngjyrë hiri dhe ky është çmim me zbritje, pasi i rregullti është 43 euro.

E në Gjirafa50, i gjeni syzet AquaWave. Janë me material të tejdukshëm.

Për të parë më shumë, kliko KËTU