Tabelë shkrimi e thjeshtë dhe digjitale – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Tabelë shkrimi e thjeshtë dhe digjitale – ku e gjeni më së liri

26.01.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Nëse keni ndonjë zyrë e ju duhet të organizoni punën, atëherë ka zgjidhje: një tabelë e vogël apo edhe më e madhe, ju kryen punë.

Ju duhet edhe për shtëpi.

Në tregun online ka zgjidhje të shumta dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tabelën më të lirë mund ta porosisni në marketin e-baa. Është e vogël dhe e bardhë. Ka vendin për të lënë markerin dhe ka kapëset për ta varë në mur. Kushton 4.99 euro.

Në GjirafaMall, tabela më e lirë kushton 34.5 euro. Ka dimensione 60×40 cm, është e brendit Bi-Office dhe është me kornizë ngjyrë kafe.

Nëse dëshironi pak më të madhe, atëherë në GjirafaMall një tabelë e po të njëjtit brend me dimensione 200×100 cm kushton 439.99 euro. Është profesionale.

Në këtë dyqan online gjeni edhe tabelën më të shtrenjtë. Ka bazamentin e vet, pra nuk ka nevojë të varet, mund të lëvizet 360 shkallë dhe ka dimensione 150×120 cm. Kushton 787.50 euro.

Gjeni edhe tabela shkrimi digjitale. Janë më të vogla, në formë tableti dhe kanë lapsin e posaçëm.

Në Foleja i gjeni ato të brendit Xiaomi dhe mund të zgjidhni për një mes 16 e 20 euro. Ofrohen tri lloje.

Për të parë më shumë, kliko KËTU