Një fetë bukë e thekur me pak vaj ulliri sipër. Mund t’i shtoni edhe ndonjë gjë tjetër, por edhe me kaq mjafton për të shijuar një mëngjes të shijshëm e të shpejtë.
Për të thekur bukën, natyrisht se duhet të keni një thekëse dhe në tregun online ka zgjidhje shumë.
Thjeshtë e kaloni bukën nëpër të dhe për pak çaste e keni gati.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Thekësen më të lirë mund ta porosisni në dyqanin e-baa. Është e brendit RAF ka dy thekëse e ka fuqi 650 vat. Kushton 12.90 euro.
Pas kësaj, thekësen tjetër më të lirë e gjeni në Foleja. Është e markës Esperanza me fuqi 600 vat dhe po ashtu ka dy hapësira për thekje. Kushton 16 euro.
Për pak më shumë – 18 euro, në Neptun mund të porosisni thekësen Fuego. Ka 870 vat fuqi dhe tabaka për thërrime të bukës.
Në GjirafaMall, thekësja më e lirë është një e Esperanzas, modeli Ciabatta. Me zbritje kushton 19.99 euro. Ka fuqi 600 vat dhe gjashtë nivele të pjekjes.
Në këto dyqane gjene me dhjetëra, mos me qindra lloje dhe thekësja më e shtrenjtë mund të blihet në GjirafaMall. Është e brendit Graef dhe kushton 192.99 euro me zbritje, nga 221 euro sa ishte më parë. Ka fuqi 1300 vat dhe hapësirë për thekje të 4 fetave njëherësh.
Për të parë më shumë, kliko KËTU