E tash për gjënë më të rëndësishme në jetë – ujin.
Në treg gjeni marka të ndryshme dhe secila ka vetitë e veta, që i bëjnë të pasur për mineralet që përmbajnë.
Gjeni edhe ujë me shije të ndryshme të frutave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Uji më i lirë është ai në shishe plastike 500 ml i markës Rugova. Në rrjetin e dyqaneve Spar e gjeni për 0.25 euro.
Në këtë dyqan gjeni edhe ujë në shishe 1.5L. Ata të brendit Spirit of Drini dhe Dea mund t’i porosisni për 0.39 euro, kurse atë Spring, për 0.45 euro.
Ujë gjeni edhe në dyqanin online Begmart. Më i liri është ai i brendit Alkaline. Është ujë alkalin, që përmban nivel të lartë pH-je, gjë që mundëson të mbajë sëmundjet sa më larg nga ata të cilët i konsumojmë çdo ditë. Niveli pH është numri i cili mat sa është i thartë apo substanca alkale në shkallën prej 0 deri në 14. Kështu, uji i zakonshëm i pijshëm ka pH-në neutrale deri në 7, ndërsa uji alkal ka pH-në nga 8 deri në 9 dhe mund të neutralizojë thartirën në trupin tuaj. Shishja 500 ml, kushton 0.35 euro, kurse ajo 1.2L 0.55 euro.
Gjeni edhe ujë me minerale shtesë, si ai me magnez. Shishja 700ml kushton 0.83 euro.
Ka edhe ujë me shije të frutave. Për shembull një shishe ujë me aromë portokalli, e prodhuar për Spar, kushton 1.29 euro. Vëllimi i shishes është 500 ml.
Më të njëjtin çmim gjeni edhe ujin me shije molle dhe mjedre.
Më së shtrenjti, kushton uji me shije kokosi. Vjen në paketim ‘tetra-pak’ dhe është 1-litërsh. Në Spar e gjeni për 2.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU